Flakët e zjarrit përfshijnë varrezat e dy fshatrave në Pogradec dhe Pustec
Një zjarr i rënë në fshatin Udënisht të Pogradecit këtë të hënë ka përfshirë dhe varrezat e fshatit.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euroneës Albania, flakët e zjarrit kanë jegur barishtet e varrezave, por nuk kanë dëmtuar varret, fal fikjes në kohë nga ekipet zjarrfikëse.
Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbrritën forcat zjarrfikëse të cilët neutralizuan përhapjen e flakëve.
Ende është e paqartë nëse zjarri ishte i qëllimshëm nga dikush, apo aksidental nga qirinjtë që personat ndizen në varreza për të afërmit e tyre.
Në vendngjarje shkuan edhe efektivë të policisë të cilët nisën hetimet mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Por ky nuk ishte rasti i vetëm. Varrezat e një tjetër fshati në juglindje u përfshinë gjithashtu nga flakët. Zjarri që përfshiu pyllin e fshatit Zaroshke të Bashkisë së Pustecit, u përhap dhe te varrezat e fshatit, por më pas u neutralizua nga forcat zjarrfikëse.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut