Soreca: BE-ja ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë

18 Janar 2021 | 12:29

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në një postim në Twitter shkruan se BE-ja është e gatshme për të vazhduar mbështetjen financiare për Shqipërinë në këtë kohë pandemie.

 “Të gatshëm për të vazhduar mbështetjen e Bankës së Shqipërisë, një aktor thelbësor në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. COVID 19 përfaqëson një sfidë të pashembullt, sa i përket rritjes ekonomike dhe stabilitetit financiar”, shkruan ambasadori.

Zoti Soreca thekson më tej se BE-ja ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë.

“BE-ja ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë në krizë, për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike dhe për të mbështetur përfshirjen sociale. Edhe njëherë, demonstrojmë solidaritetin e fortë Evropian dhe angazhimin solid për Shqipërinë”, shkruan ai. 

Ky postim i tij në Twitter erdhi pas pjesëmarrjes  në eventin përmbyllës të projektit të binjakëzimit “Përmirësimi i përafrimit të Bankës së Shqipërisë me Acquis të BE-së”.

Në këtë event zoti Soreca theksoi se projekti i binjakëzimit i financuar nga BE-ja ka qenë mjaft i dobishëm për mbështetjen e Bankës së Shqipërisë. 

Ambasadori nënvizoi se Banka e Shqipërisë aktualisht po përfiton edhe nga një projekt rajonal IPA.

“Banka e Shqipërisë aktualisht po përfiton edhe nga një projekt rajonal IPA prej 2 milionë eurosh. Qëllimi i tij është të forcojë kapacitetet e bankave qendrore në Ballkanin Perëndimor, me qëllim integrimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore”, tha ai gjatë fjalës së tij në projektin e binjakëzimit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026