I dënuar me 25 vite burg në Peru, arrestohet në Morinë 58-vjeçari (Emri)
Një 58-vjeçar, banues në Ukrainë, është arrestuar këtë të hënë në Pikën Kufitare të Morinës në përpjekje për të hyrë në territorin shqiptar.
58-vjeçari i identifikuar si Dmytro Chornyi rezulton si një person i dënuar me 25 vjet burgim, nga autoritetet e Perusë, për trafikim të armëve dhe për krime kundër shtetit.
Chornyi u ndalua pas verifikimeve të kryera gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë të kontrollit në Morinë.
Ai u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Perusë për t’u përballur me autoritetet aty për të vuajtur dënimin e dhënë.
“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e Interpol Tiranës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Perusë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Dmytro Chornyi, 58 vjeç, banues në Ukrainë.
Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 58-vjeçari ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Perusë, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i armëve” dhe “Krimet kundër shtetit dhe mbrojtjes kombëtare”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Perusë.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 20:11 Presidenti Bajram Begaj reagon për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve