E konfirmon Kremlini, Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin
Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të marrë pjesë në funeralin e shefit mercenar të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili ndërroi jetë nga rrëzimi i avionit me të cilin udhëtonte në afërsi të Moskës. Lajmi u konfirmua këtë të martë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
Kur u pyet nëse Putin do të merrte pjesë në funeralin e Prigozhin, Peskov u tha gazetarëve: “Prania e presidentit nuk është parashikuar”.
Peskov shtoi se Kremlini nuk kishte ndonjë informacion specifik në lidhje funeraliN dhe se organizmi ishte në dorë të familjarëve.
Një ditë pas rrëzimit të avionit, Putin dërgoi ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve dhe tha se ai e njihte Prigozhin për një kohë shumë të gjatë, që nga vitet kaotike të fillimit të viteve 1990.
“Ai ishte një njeri me një fat të vështirë dhe bëri gabime të rënda në jetë”, tha Putin, ndërsa e përshkroi atë si një biznesmen të talentuar.
Avioni privat Embraer Legacy 600 me të cilin Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg nga Moska u rrëzua në rajonin Tver në veri të Moskës më 23 gusht, duke shkaktuar humbjen e jetës të 10-të personave në bord.
Incidenti i avionit erdhi dy muaj pasi Prigozhin dhe mercenarët e tij organizuan një rebelim kundër komandantëve të lartë ushtarakë të Putinit, gjatë të cilit ata morën kontrollin e qytetit jugor të Rostovit dhe avancuan drejt Moskës përpara se të ktheheshin pas, 200 km larg nga kryeqyteti.
Kremlini e ka hedhur poshtë si një “gënjeshtër absolute” sugjerimin e disa politikanëve dhe komentuesve perëndimorë, se ishte Putini ai që urdhëroi që Prigozhin të vritet për hakmarrje.
Nga ana tjetër Presidenti i SHBA Joe Biden tha javën e kaluar se ai nuk ishte i befasuar nga vdekja dhe se pas çdo gjëje që ndodh në Rusi fshihet Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4