Ndihmoi autorin e një atentati të largohej, arrestohet 23-vjeçari

29 Gusht 2023 | 13:13

Një 23-vjeçar i cili ndihmoi autorin e një atentati të largohej nga vendngjarja dy  muaj më parë, është arrestuar nga policia këtë të martë.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 23-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

I riu akuzohet se më datë 6 qershor 2023, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar, në qytetin e Peshkopisë, si dhe nuk ka kallëzuar për këtë krim.

23-vjeçari, banues në Peshkopi u arrestua në flagrancë këtë të martë nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Dibër.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Dibër, vunë në pranga shtetasin I. B., 23 vjeç, banues në Peshkopi”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit,...
16:01 | 26/07/2026