“Djalin ma vranë pa faj”, flet babai i 23-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Itali

29 Gusht 2023 | 14:21

Agim Bitri, babai i 23-vjeçarit i Klajdi Bitrit, i cili mbeti i vrarë 2 ditë më parë në Itali pas një sherri për motive të dobëta.

Ai ka kërkuar drejtësi për humbjen e të birit ndërsa i ka bërë thirrje shtetit ta ndihmojë të kthejë trupin e të birit në atdhe.

“Më ka ndodhur një fatkeqësi e madhe. Nuk ia uroj as hasmit. Vajti për të ndarë një sherr e ma qëlluan e ma vranë, pa ndonjë faj. Kishte 6 vjet që punonte me djersën e ballit, jemi njerëz të thjeshtë. Kërkoj drejtësi për fëmijën se ishte në lule të rinisë, nuk arriti të shijonte jetën, të krijonte familje, më mirë të më kishte ndodhur mua. Gruaja ende nuk e di, po e mbajmë me gajret nëpër spitale. U bënë dy ditë që qaj mbyturazi, më thotë gruaja më çoni në Itali të ngre çunin në këmbë. Kërkoj drejtësi dhe dëmshpërblimin për fëmijën tim. Kërkoj drejtësi. Vëllai 18 vjeç e ka parë skenën live. Ai është i vetëm dhe po përballet me procedurat, unë nuk mund të iki, nuk kam as pasaportë. Jam për të vrarë veten, jetoj vetëm për gruan dhe djalin 18 vjeç që po përballet vetëm atje”, tha babai i 23-vjeçarit për mediat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026