EMRI| Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet 67-vjeçari në Sarandë

29 Gusht 2023 | 14:46

Një 67-vjeçar i identifikuar si Jorgo Shemsho është arrestuar nga policia e Sarandës për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Policia tha se arrestimi në flagrancë i 67-vjeçarit ka ardhur pas njoftimit të një 15-vjeçareje, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Po sot, më herët një 57-vjeçar, i divorcuar, është prangosur nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 24-vjeçare.

57-vjeçari Ramazan Rroko me origjinë nga Lushnja, banonte së bashku me vajzën e tij 24-vjeçare prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, Bashkia Finiq.

Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë vënë re veprime të dyshimta dhe kanë raportuar në Polici. Pas fillimit të investigimit nga ana e Policisë, 25-vjeçarja ka denoncuar se babai i saj abuzonte vazhdimisht seksualisht ndaj saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026