Shqiptarët “sfidojnë” Braverman, publikojnë videot ku heqin byzylykët elektronikë

29 Gusht 2023 | 16:57

Emigrantët shqiptarë në Britani janë bërë sërish subjekt i mediave më të mëdha ne vend për shkak të veprimeve të bëra në rrjetet sociale.

Shumë të rinj kanë hequr në mënyrë demonstrative byzylykët elektronikë të kyçit të këmbës, ku lokalizohen personat në arrest shtëpie.

Videot ku shqiptarët presin me gërsherë byzylykët ektronikë janë bërë virale në Tik Tok dhe rrjete të tjera sociale në Britaninë e Madhe.

Veprimi i emigrantëve shqiptarë vjen disa ditë pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman tha se nuk do të përjashtonte mundësinë e përdorimit të pajisjeve elektronike të gjurmimit për azilkërkuesit që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në brigjet britanike.

Ajo tha se qeveria po e shikonte atë si një opsionet për të ulur kapacitetin e personave që mbahen në qendrat e emigracionit.

The Telegraph shkruan se shqiptarët përfaqësojnë 28 për qind të shkelësve të ligjit të pajisur me byzylykët elektronikë të gjurmimit në vitin 2022, sipas të dhënave të marra nga Kryeinspektori i Kufijve dhe Emigracionit.

Kujtojmë se vitin e kaluar, shtetasit shqiptarë përbënin më shumë se një të katërtën e 45,755 njerëzve që kaluan në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026