‘Më shumë azilantë shqiptarë sesa ukrainasit e luftës”, BE: Kontribuoni në Shqipëri
Në intervistën e parë të dhënë në vendin tonë që nga emërimi si ambasadore e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ka folur edhe për çështjen e largimit të shumë shqiptarëve nga vendi.
Ajo u pyet nga moderatorja Erla Mëhilli lidhur me këtë fenomen si dhe formulën e zgjidhjes që mund të adresojë BE.
Shefja e diplomacisë europiane në vendin tonë duke e konsideruar një problem shqetësues largimet që po ndodhin, përsëriti në Now me Erla Mëhillin ftesën që emigrantët të rikthehen për të kontribuuar për vendin e tyre.
Erla Mëhilli: Megjithatë, një sfidë e madhe për vendin mbetet emigrimi. Ndonëse ishte Britania e Madhe, një vend që është larguar nga Unioni, që u përball me më shumë se 13,000 emigrantë ilegalë shqiptarë, edhe vetë vendet anëtare të BE-së kanë shprehur shqetësim për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë. Ka më shumë kërkesa për azil që vijnë nga Shqipëria sesa nga Ukraina, që është një vend në luftë. A e shikoni me shqetësim ikjen e shqiptarëve, sepse e thamë që Bashkimi Evropian ndihmon me para dhe reformim që shqiptarët të jetojnë këtu, që vendi të bëhet më i mirë për të jetuar këtu. Si e shihni këtë largim? Është një tregues problemesh me qeverisjen apo një fenomen normal siç e quan vetë qeveria? Si e shihni, e shihni me shqetësim largimin dhe cilat janë arsyet sipas gjykimit tuaj?
Ambasadorja Hohmann: Është një problem shqetësues që e kanë edhe vende të tjera, jo vetëm Shqipëria, por largimi i trurit është shumë i vështirë, pasi ka të bëjë me largimin e popullsisë që nevojitet për vendet e punës që ne shpresojmë të krijojmë këtu. Prandaj, përmirësimi i mjedisit të biznesit, për të rritur investimet që krijojnë vende pune për të pasur një jetë dinjitoze në vend dhe për të mos shkuar gjetkë është shumë e rëndësishme. Është pjesë e procesit të reformave, është pjesë e procesit transformues. Elementi i dytë ka të bëjë me arsimin dhe shkëmbimet. Ne nuk e mohojmë që njerëzit të shkojnë për arsim dhe trajnim diku, por ajo që duam të shohim më shumë është që të kthehen në Shqipëri, t’i sjellin njohuritë dhe të kontribuojnë për ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë. Duhen përpjekje shumë të mëdha nga politika, komuniteti i biznesit, arsimi dhe sigurisht duhet të ndërtojmë një sektor ekonomik që krijon mundësitë që nevojiten fort.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës