A ka “vijë të kuqe” për amnistinë fiskale? BE: Shqetësimet dhe këshillat

26 Janar 2023 | 22:42

Në emisionin ‘”Now me Erla Mëhillin’”, ambasadorja e Bashkimit Europian Christiane Hohmann, u shpreh skeptike sa i përket iniciativës së qeverisë për amnistinë fiskale.

Në intervistën e parë ekskluzive në Euronews Albania, ajo tha se ekspertët më të mirë kanë ardhur në Tiranë për të bërë një vlerësim dhe për të ofruar këshilla.

Ajo tregoi edhe disa nga shqetësimet kryesore duke u ndalur tek sfidat që janë përpara.

Erla Mëhilli: Zonja Ambasadore, tjetër shqetësim i Bashkimit Evropian, por edhe i Shteteve të Bashkuara është amnistia fiskale, një tjetër nismë që qeveria po tenton ta miratojë. Shumica politike duket e vendosur ta bëjë. Përgjigja standarde që ata kthejnë është që po negociojnë me partnerët tanë dhe se po punojnë me ekspertë të BE-së për këtë gjë. A mund të na bëni të qartë se cilat janë vijat e kuqe të Komisionit për këtë çështje, pra cilat janë pikat për të cilat ju bini dakord dhe pikat për të cilat ju nuk bini dakord, i keni vija të kuqe. Cili është shqetësimi kryesor?

Ambasadorja: Ne kemi sjellë disa ekspertë që janë shumë më të zotët se unë. Unë nuk jam eksperte finance, por ata kanë ardhur dhe kanë dhënë një numër të konsiderueshëm këshillash për qeverinë shqiptare për t’u përfshirë në hartimin e një legjislacion të ri, një versioni të ri të tij. Kjo është ajo që po presim, një version i ri që të përfshijë këshillat e dhëna. Në këtë pikë nuk mund t’ju them ku janë vijat e kuqe, pasi nuk e njoh gjendjen aktuale të draft legjislacionit. Jemi në pritje të tij.

Erla Mëhilli: Shumë shkurt, cili është shqetësimi kryesor? Cila është frika juaj, pastrimi i parave?

Ambasadorja: Janë shumë çështje pasi është një legjislacion jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe gjithëpërfshirës. Ju përmendët një prej tyre, por është edhe çështja e ekstraterritorialitetit, cështja e zbatueshmërisë, është një sfidë e madhe praktike por edhe ligjore, por siç e thashë kemi ofruar këshilla dhe tani çështja është si do të hartohet një draft i ri i legjislacionit. Ekspertët do ta shohin përsëri dhe nuk është vetëm Komisioni Evropian, por edhe MoneyVal që do ta shohë dhe do të japë këshilla.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026