Pasaportat e arta dhe çfarë rrezikon Shqipëria, BE: Zbatoni politikat tona
“Zbatoni politikat tona”, ky është mesazhi i prerë i Bashkimit Europian lidhur me nismën e qeverisë për implementimin e pasaportave të arta.
Ka qenë ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, e cila në një intervistë ekskluzive për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania është treguar e prerë me këtë çështje.
Më poshtë pjesë nga biseda:
Erla Mëhilli: Bashkimi Evropian, si rregull, nuk punon me diplomacinë e megafonit dhe kur përdor artikulimin publik do të thotë se ka një shqetësim të madh. Po ju pyes për pasaportat e arta. Raporti Vjetor i Komisionit Evropian e ka shkruar shqetësimin e zeza mbi të bardhë dhe zëra nga Komisioni janë shprehur publikisht kundër kësaj nisme. Raporti i fundit i Mekanizmit të Pezullimit të Vizave e shpreh gjithashtu këtë shqetësim. Megjithatë, qeveria shqiptare nuk ka dhënë ndonjë sinjal që do të tërhiqet nga kjo nismë për të cilën ka folur. Cili është ndikimi i BE-së në këtë çështje?
Ambasadorja: Sa u takon pasaportave të arta, Komisioni Evropian ka qenë shumë i qartë duke thënë se shkel acquis e BE-së. Siç e përmenda më parë procesi i anëtarësimit ka të bëjë me përmbushjen e acquis të BE-së. Pra, nëse e shkel nuk kualifikohesh për anëtarësim. Si anëtar i Bashkimit Evropian duhet të përmbushësh acquis e Bashkimit Evropian. Komisioni ka qenë shumë i qartë për këtë dhe siç e përmendët e kemi vënë edhe në Raportin e Progresit të vitit të kaluar. Për politikën e vizave ka pasur bisedime që vazhdojnë dhe ne presim disa ndryshime, por ka ende punë dhe presim që vendet që duan të anëtarësohen në BE të zbatojnë politikat e BE-së për vizat dhe jo politika të tjera.
Erla Mëhilli: Ju thatë për rastin e pasaportave të arta se nuk duhet shkelur legjislacioni i BE-së, pasaportat e arta e shkelin legjislacionin e BE-së. Nëse qeveria shqiptare do të avanconte në drejtim të pasaportave të arta, a do të vinte kjo në pikëpyetje apo do të krijonte një ngërç mes Shqipërisë dhe BE-së për sa i përket anëtarësimit, nëse do të avanconte në mënyrë të njëanshme, pa konsultime?
Ambasadorja: Varet nga sinjali politik që dërgon. Nëse deklaroni se doni të bëheni anëtarë të BE-së, atëherë, po, ky është një proces që nuk do të ndodhë nesër, por duhet të përafroheni me acquis e BE-së dhe ndërmarrja e veprimeve që shkojnë kundër kësaj është një sinjal që dërgoni. Ajo që është shumë e rëndësishme është që në mënyrë që ky proces të ecë përpara Shqipëria do të ketë nevojë për mbështetjen e 27 Shteteve Anëtare të BE-së, pasi janë ata që vendosin nëse Shqipëria ka bërë gjithçka dhe nëse mund të ecim përpara. Pra, kjo është e rëndësishme, po flasim për procesin teknik, për shqyrtimin analitik dhe grupimet, por hapja e negociatave vendoset nga Shtetet Anëtare të BE-së. Nëse dërgoni sinjale politike kontradiktore ata mund të ngatërrohen në lidhje me angazhimin tuaj.
Erla Mëhilli: Cili është shqetësimi kryesor që Bashkimi Evropian ka lidhur me pasaportat e arta? Cili është rreziku që mund t’i kanoset jo vetëm vendit tonë por edhe më gjerë për shkak të këtyre pasaportave të arta?
Ambasadorja: Është bërë e qartë se është një shqetësim që lidhet me sigurinë dhe veçanërisht me situatën aktuale gjeopolitike dhe kjo është theksuar, pasi ky sistem është përdorur në disa vende që e kanë braktisur. Ju e dini se Komisioni Evropian e ka çuar Maltën në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë si vendi i fundit në BE që e ka këtë skemë, të gjithë të tjerët e kanë braktisur.
Gazetarja: Pra, nëse Shqipëria do të vazhdonte, do të shkonte edhe ajo në gjykatë?
Ambasadorja: Vetëm si anëtare e BE-së.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike