Do ketë “non grata” nga BE për politikanë shqiptarë? Ambasadorja shpjegon rregullat
Ambasadorja e Bashkimit Europian Christiane Hohmann është pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse do të ketë nga Brukseli vendime drastike për zyrtarët shqiptar të akuzuar për korrupsion.
Në intervistën e saj të parë për “Now” në Euronews Albania, ajo tha se aktualisht nuk ka asnjë nismë të tillë nga BE.
Më tej ajo sqaron edhe rregulat.
Erla Mëhilli: Zonja Ambasadore, për sa i përket zyrtarëve të korruptuar dhe jo vetëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Britania e Madhe duket se janë në unison për sanksionet ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve për korrupsion dhe jo vetëm. A do të ketë edhe nga Bashkimi Evropian sanksione mbi zyrtarët dhe ish-zyrtarët, pra të ndiqet e njëjta linjë që po ndjekin SHBA dhe Britania?
Ambasadorja: Nuk kam parë asnjë nismë të tillë në Bashkimin Evropian, është një vendim që merret nga 27 vendet anëtare, por nuk e kam parë deri më sot.
Erla Mëhilli: Pra, do të duhej miratimi i 27 vendeve anëtare për ta bërë diçka të tillë?
Ambasadorja: Po, ashtu duhet të jetë.
Erla Mëhilli: Dhe do të ishte e vështirë për të gjetur një konsensus mes 27 shteteve?
Ambasadorja: Unë nuk kam parë ndonjë propozim, në fakt. Duhet një propozim para se të diskutohet. Dhe nuk kam parë asnjë propozim.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng