‘Shtoni fondet’, BE përgjigje Ramës: Nuk jemi dakord, ja çfarë po bëjmë për ju

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili pak ditë më parë ka kërkuar publikisht më shumë fonde investimesh, shkruan Euronews Albania.

E pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli lidhur me këtë dhe se pse Shqipërisë Bashkimi Evropiani i akordon më pak fonde projektesh në raport me vendet e tjera të Ballkanit, pavarësisht numrit më të vogël të popullsisë, shefja e diplomacisë europiane në vendin tonë tha:

“Nuk jam dakord me këtë. Shqipëria, në fakt, merr mesatarisht 100 milionë Euro mbështetje në vit në formë grantesh apo projektesh. Shumë gjëra po ndodhin dhe çdo shqiptar mund ta shohë se BE ka vite që është këtu, janë ndërtuar rrugë, por mund ta shihni edhe në sektorin bujqësor, në rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, pra është në vazhdimësi. Shqipëria po merr ato që mund të vërë në zbatim, se vërtet mund të merrni shumë, por çfarë mund të vihet në zbatim dhe të ndërtohet vërtet, të rindërtohet, të realizohet në vend. Ne po punojmë fort për të bërë sa më shumë këtu në Shqipëri”, tha ndër të tjera ambasadorja e BE në Now me Erla Mëhillin duke shtuar se:

- Advertisement -

“Ekziston Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor për të gjithë rajonin që është për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe Shqipëria mund të paraqesë projekte dhe ndonjëherë disa prej tyre janë projekte ndërkufitare. Bordi vendos nëse këto projekte pranohen dhe Shqipëria mund të japë paraqesë sugjerime’”, nënvizoi Hohmann.

Ndërkohë, këmbënguljes së gazetares Erla Mëhilli lidhur me ndihmën reale që BE jep për biznesin, shoqërinë civile dhe median, Hohmann ju përgjigj se:

‘”Le ta nisim me median: mbështetja e gazetarisë investigative, mbështetja e gazetarisë cilësore është shumë e rëndësishme, pasi si mund të përballen njerëzit me lajmet e shumta që u vijnë a si të përzgjedhin saktësinë? Edukimi me aftësinë për të kuptuar e analizuar informacionin në media është shumë i rëndësishëm. Unë përmenda dy projekte të mëdha: “BE për Kulturën” dhe “BE për Shkollat”. Janë rindërtuar apo ndërtuar nga e para 63 shkolla’”, tha ajo duke përmendur edhe investimet në zonat e prekura nga tërmeti.

‘”Vetëm në zonat e tërmetit, po flasim për zonat e prekura nga tërmeti në vitin 2019, pra jo për gjithë vendin. E njëjta gjë me “BE për Kulturën”. Njerëzit e kanë parë skelën para Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, pjesë e BE për kulturën”, u shpreh ajo ndër të tjera.

LEXONI GJITHASHTU

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Festa e qershive në Dobronik, fermerët: Prodhim i pakët por të kënaqur me çmimet

Qershitë, të parat fruta të pranverës, kanë një festë të posaçme në Dobronik të Beratit. Moti i keq nuk ka ndalur banorët dhe fermerët që...

A do e mbështesni Bashën për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Gështenja

Deputeti Lefter Gështenja, është shprehur se e gjithë opozita duhet të reflektojë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. I ftuar në Euronews Albania ai...

“Opozita u vetë-flijua”, Agim Baçi: Pse nuk i kërkon askush llogari Berishës

Analisti Agim Baçi teksa komentoi zgjedhjet lokale të 14 majit, ku fitoi PS, tha se opozita u vetë-flijua. I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi...

TË FUNDIT

Festa e qershive në Dobronik, fermerët: Prodhim i pakët por të kënaqur me çmimet

Qershitë, të parat fruta të pranverës, kanë një festë të posaçme në Dobronik të Beratit. Moti i keq nuk ka ndalur banorët dhe fermerët që...

A do e mbështesni Bashën për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Gështenja

Deputeti Lefter Gështenja, është shprehur se e gjithë opozita duhet të reflektojë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. I ftuar në Euronews Albania ai...

“Opozita u vetë-flijua”, Agim Baçi: Pse nuk i kërkon askush llogari Berishës

Analisti Agim Baçi teksa komentoi zgjedhjet lokale të 14 majit, ku fitoi PS, tha se opozita u vetë-flijua. I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi...

Studimet për historinë antike të ilirëve e Shqipërisë, botimet shkencore që po bëhen

Luan Përzhita, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, është shprehur se në fushën e antikitetit  ka botime por që nuk janë të mjaftueshme. I ftuar...

Burri vret me thikë partneren shqiptare në Zvicër, ishte nënë e 4 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një shqiptare ka humbur jetën tragjikisht. Mediat e huaja bëjnë me dije se 37-vjeçarja e cila...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×