Ambasadorja e BE zbardh takimin me Altin Dumanin: Çështje të bujshme që janë hapur

26 Janar 2023 | 22:21

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christiane Hohmann, ka folur lidhur me takimin që ka pasur kohëve të fundit me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

Në intervistën e saj të parë të dhënë në vendin tonë pas emërimit, Hohmann shprehu bindje për ashpërsimin e luftës ndaj pandëshkueshmërisë.

Përballë gazetares Erla Mëhilli në Euronews Albania, ajo tha se:

“Korrupsioni është krim, pavarësisht kush e kryen. Askush nuk duhet të jetë jashtë sistemit gjyqësor. Nuk ka rëndësi rangu apo pozita e personit. Nëse kryen krimin e korrupsionit, duhet të përgjigjesh në gjykatë. Kjo është e rëndësishme. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ky është parimi bazë i drejtësisë në sistemin tonë. Ne bashkëpunojmë ngushtësisht me investigimin dhe e ndihmojmë SPAK-un të ndërtojë kapacitetet investigative dhe të përmirësojë punën, pasi është një strukturë e ndërtuar rishtas. Kjo ka të bëjë, siç e thashë më parë, edhe me krijimin e historikut. Kemi pasur disa çështje të bujshme që janë hapur, por duhet të sigurohemi që nuk mbaron këtu. Pra, sërish duhet të përqendrohemi te problemi i korrupsionit, te trafiku i influences dhe jo të gjykojmë nëse është një figurë e lartë politike apo jo aq i rëndësishëm sa duhet. Korrupsioni është krim dhe duhet çrrënjosur. Prandaj na duhet SPAK-u dhe gjyqësori në tërësi për ta luftuar”, u shpreh Ambasadorja e cila u pyet nga Mëhilli edhe për një vlerësim që mund të kishte për punën e SPAK:

“Nuk më takon mua ta them pasi gjyqësori është i pavarur nga influencat politike dhe nga ne. Kjo është detyrë e prokurorëve që punojnë në SPAK të trajtojnë çështjet, ndaj nuk do t’ju them të hetojnë këtë apo atë. Nuk është puna jonë. Por në dy vjet e gjysmë ekzistencë ka pasur një ndikim shumë të madh. Është një institucion shumë i ri dhe tani duhet forcuar dhe siç e dini BKH, struktura hetimore, është ende në ndërtim. Duhet të ketë më shumë efikasitet dhe këtu presim që të forcohen dhe të përmirësojnë krijimin e historikut duke bërë më shumë”, nënvizoi Hohmann.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026