Britania, rekord azilkërkuesish. Numri më i lartë në dy dekada, kryesojnë shqiptarët
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numin më të lartë të azilkërkuesëve në dy dekadat e fundit, duke arritur në një nivel historik.
Të dhënat bëhen me dije nga Ministria e Brendshme dhe përcillen nga gazeta britanike Daily Mail, e cila shkruan se aplikimet për azil kanë arritur në 78.768 deri në muajin qershor të 2023-shit, ose 19% më shumë se një vit më parë.
Listën e kryesojnë emigrantët shqiptarë me 11.790 aplikime, dhe se afro 7500 prej tyre kanë mbërritur Mbretërinë e Bashkuar me gomone.
Pas nesh renditen afganët, me 9.964 aplikime ose thuajse dyfishi i një viti më parë.
Sipas të dhënave ka pasur gjithashtu një rritje të madhe të numrit të vizave të punëtorëve të lëshuara në vitin e kaluar, krahasuar me 12 muajt e mëparshëm.
Statistikat e reja të publikuara nga Home Office tregojnë gjithashtu një rritje prej 63% të numrit të njerëzve që vijnë në MB me viza pune.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia