Kërkesat për azil në BE, shqiptarët të parët në rajon me 845 aplikime në muaj

11 Korrik 2023 | 16:18

Shqiptarët ishin në krye të listës së azilkërkuesve nga Ballkani në vendet e Bashkimit Europian për muajin shkurt të këtij viti.

Raporti i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin tregon se ishin 845 kërkesa për azil në një nga vendete Bashkimit Europian. Edhe Maqedonia e Veriut regjistroi numër të lartë aplikimesh, ndërsa listën me më pak kërkesa në rajon e mbyll Mali i Zi me 23 të tilla.

Edhe treguesit vjetorë për 2022-shin evidentojnë Shqipërinë ndër vendet e para në Europë, me 13.040 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë. Shumica e shqiptarëve synojnë të gjejnë mbrojtje në Francë brenda shteteve të unionit, por vitin e kaluar, numri i kërkesave për azil shënoi rekord nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, ku u raportuan rreth 16 mijë aplikime.

Sipas raportit të Agjencisë së BE-së, kjo kërkesë e lartë lidhet me faktorët politikë, socialë, vështirësitë ekonomike, pasiguria ushqimore, nxitur po ashtu dhe nga trazirat apo konfliktet.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026