Lëvizte me drogë dhe armë zjarri në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Sarandë

30 Gusht 2023 | 09:51

21-vjeçari Adil Duka, i armatosur me pistoletë dhe që shpërndante lëndë narkotike kokainë, është arrestuar duke drejtuar automjetin.

Në pranga është vënë edhe Amarildo Basha, pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.

21-vjeçarit i është gjetur dhe sekuestruar në makinë, një armë zjarri pistoletë, një sasi e konsiderueshme parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, një sasi dozash kokaine, një armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit veror, të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj paligjshmërive, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur, dhe shpërndante lëndë narkotike, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinatat”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Sarandë – Ksamil”, pranë gjirit të Hartës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar tip “Benz”dhe kanë ndërhyrë për ta bllokuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë bllokimi i automjetit,  kapja në flagrancë e drejtuesit, shtetasit A. D., 21 vjeç, banues në Rusan, Delvinë, dhe e pasagjerit, shtetasit A. B., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. D. dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një sasi dozash kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash (3 180 euro dhe 45 000 lekë).

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje, si dhe 460 fishekë luftarakë.

Nga veprimet hetimore dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore rezulton se 21-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë, në Sarandë dhe në Ksamil, kryesisht në lokalet e natës, ndërsa 22-vjeçari ka patur dijeni për veprimtaritë e tij kriminale, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026