A u kërcënua Dumani? Balla flet për rritjen e masave të sigurisë të kreut të SPAK

30 Gusht 2023 | 13:51

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me shtimin e masave të sigurisë së kreut të SPAK, Altin Dumani.

Gjatë një komunikate për media, Balla u shpreh se në dijeninë e tij nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK për një kërcënim të mundshëm ndaj kreut të SPAK.

Ai shtoi se në këtë rast është një procedurë standarde dhe detyrë e policisë që të garantojë sigurinë publike jo vetëm të zyrtarëve të lartë, por të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë.

“Unë nuk dua që të hidhet diçka në media dhe pastaj kjo gjë të bëhet pjesë e lajmit të ditës dhe pastaj të vijojmë të gjithë për të sqaruar. E vërteta është ndryshe dhe dua të garantoj të gjithë qytetarët se Policia e Shtetit është në detyrë që çdokush të jetë i sigurt.

Kam komunikuar mne drejtorin e Përgjithshëm me Policinë e Shtetit, të cilit i kam kërkuar të marrë kontakt me zotin Dumanin për të garantuar që Policia e Shtetit të bëjë detyrën.

Siç ne kemi detyrën për të garantuar sigurinë publike të çdo qytetari kemi përgjegjësinë maksimale për të siguruar sigurinë publike të çdo zyrtari që zbaton Kushtetutën.

Deri në këto momente unë nuk jam i informuar që të ketë një problematikë apo një kërkesë nga ana e tij. Nuk kam informacion që të kemi një kërkesë për këtë”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026