SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”

30 Gusht 2023 | 11:01

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”.

SPAK ka vënë në sitë pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, prokurorit Xhevahir Lita dhe për të gjithë personat e tjerë të arrestuar dhe të shpallur në kërkim për këtë çështje.

Institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të kenë këta persona. Sipas burimeve pranë SPAK mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e të dyshuarve për 12 vepra penale janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të tyre.

Gjithashtu në sitë janë edhe transaksionet që këta shtetas kanë kryer përpara se të vihenin në akuzë. Në sitë janë vënë prona të luajtshme e të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë apo jo burime të ligjshme.

Në sajë të këtij operacioni u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales, Oltion Bistri, ish-efektvi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali , Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes të cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pas zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e “Vrasjes me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetëror” deri në “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”.

Hetimet  nisën prej vitit 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet hollandeze belge dhe ato franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin “enchro chat” dhe “sky”. Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar nga shtetasi Behar Bajri që të kryente  vrasjen e një personi. Bëhët fjalë për shtetasin Kleanthi Musabelli një ish punonjës i policisë së burgjeve. Për ekzekutimin e tij, Gjoka ofroi deri në 120 mijë euro. Por referuar komunikimeve ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinaj duke shkëmbyer objektivët e tyre.

Behar Bajri dhe Denis Borriçi ezekutojnë shtetasin Gjin Boriçi për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eleminonte Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua. Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “Sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë” ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë sigurie është edhe Elion Hato, që dyshohet për “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë” në dëm të shtetasit Taulant Pepa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026