EMRI| Kush është 29-vjeçari i arrestuar për zhdukjen e “Koçoles” dhe Sulovarit

30 Gusht 2023 | 15:59

Një 29-vjeçar i dyshuar për zhdukjen e Leonard Theodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit në muajin prill në Sarandë, është arrestuar këtë të mërkurë nga policia e Fierit për një vepër tjetër kriminale.

Albi Mecini u arrestua në flagrancë në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”, pasi iu gjetën në automjet 2 çanta me 21.3 kilogramë lëndë plasëse të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse.

Gjithashtu nga ana e policisë u shpallën në kërkim shtetasit Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, të cilët i kishin siguruar këto kushte dhe mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Policia sekuestroi 2 automjete, 2 çanta me rreth 21.3 kg lëndë plasëse artizanale, e montuar me celularë, për shpërthim në distancë, 3 bidonë me benzinë dhe 4 celularë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kosmaç, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka...
20:40 | 05/07/2026

Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme, duke theksuar se demokracia nuk mund...
20:24 | 05/07/2026

Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të dielë në ditën e 36-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
19:40 | 05/07/2026