Delja e zezë mes deleve të bardha, pulovra ikonë e Lady D në ankand

30 Gusht 2023 | 17:09

Pulovra ikonë e Princeshë Dianës është tashmë në ankand.

Princesha e veshi për herë të parë pak pasi u fejua me Princin Charles në vitin 1981.

Pulovra  është e zbukuruar me një dele të vetme të zezë e cila qëndron mes një tufe me dele të bardha.

Në atë kohë mediat spekuluan se Diana po dërgonte një mesazh për ndjenjat e saj si një anëtare e re e familjes mbretërore. Diana shpejt u shndërrua një ikonë stili dhe një nga vajzat më të fotografuara në botë. E zbuluar rastësisht ne muajin mars në një magazinë pas rreth 40 vitesh, pulovra e Lady Dianës është dizajnuar nga marka britanike Warm & Wonderful.

Pulovra  do të dalë në shitje online nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s nga data 31 gusht deri më 14 shtator. Çmimi minimal i tij është vendosur të jetë më shumë se 50.000 euro.

Ajo do  të shfaqet edhe në ekspozitën e Sotheby’s në Nju Jork nga data 7 deri më 13 shtator

Veshjet e tjera që i përkasin Dianës janë shitur për shuma gjashtëshifrore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko

Parlamenti i Ukrainës pranoi të martën dorëheqjen e kryeministres Yulia Svyrydenko, duke shkarkuar qeverinë e saj dhe duke shkaktuar një riorganizim të kabinetit. Presidenti Volodymyr...
15:29 | 14/07/2026

Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime

Dronët ukrainas kanë goditur pothuajse të gjitha urat në Krime dhe kanë ndërmarrë sulme të befasishme ndaj anijeve në ditët e fundit, duke e shkëputur...
15:26 | 14/07/2026

Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës

Një gjykatë spanjolle i ndaloi vëllait të kryeministrit Pedro Sanchez të mbajë poste publike për nëntë vjet të martën, pasi e dënoi atë për ndihmë...
15:24 | 14/07/2026