Rama batuta nga Spitalla: Sillu një kafe demokratëve, se janë në situatë të vështirë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte inspektime në punimet që po kryhen për rehabilitimin e infrastrukturës në Spitallë të Durrësit.
Gjatë vizitës së tij, shefi i qeverisë u ndal dhe në një kafe me banorët, ku bëri disa dhe disa batuta mbi situatën politike brenda opozitës.
Teksa mori në krah një fëmijë të vogël, Rama tha me humor që t’i shërbehej një kafe të gjithë demokratëve në tavolinë pasi janë në një moment të vështirë.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Thuaj atyre demokratëve të vijë, se duken ata që janë demokratë . Pse fshiheni ore? Hajde ulu, merri dhe ato demokratët e tjerë. Kam 20 vjet unë, i njoh nga larg, ehu… Hajde hajde, ulu, hajde këtu ti mo. Si e ka emrin ky?
Qytetari: Isli
Edi Rama: Sa vjec është?
Qytetari: Dy e gjysmë
Edi Rama: Si sillet? Ata “Rama ik” nuk ja keni mësuar akoma?
Qytetari: Ja kemi mësuar, por nuk e themi. E kemi thënë, por sot jo.
Edi Rama: Bjeri kafe të gjithëve këtu se demokratët janë në fazë të vështirë dhe duhet t’u japim edhe kafet.
Edi Rama: Me cilën copë je ti?
Qytetari: Unë jam me demokratët. Na ke përçarë partinë dhe nuk kemi nga të shkojmë më, me ty jemi prapë. Na ke mbaruar punë. Nuk kemi nga shkojmë se jemi bërë copë copë.
LEXONI GJITHASHTU:
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret