Austria u vendos kufi qirave të shtëpive, nuk mund të rriten mbi 5% brenda një viti

31 Gusht 2023 | 15:48

Qiratë shtëpive në Shqipëri janë rritur, sipas zonave të banimit nga 30 deri në 90% në 5 vitet e fundit, duke e bërë pagesën e tyre të papërballueshme.

Me këtë problem përballen edhe shumë shtete të tjerë në Europë dhe më gjerë, nxitur edhe nga rritja e fortë e çmimeve përgjatë dy viteve të fundit.

Në këtë pikë, qeveria e Austrisë kërkon të marrë masa, teksa sheh që edhe inflacioni i përgjithshëm ka arritur në 7%. Karl Nehammer në Vjenë, kërkon që gjatë tre viteve të ardhshme, qiratë të rriten vetëm një herë në vit, me një maksimum prej 5 për qind.

Me këtë plan, pritet që të lehtësohen kostot e pagesave për 75 për qind të njerëzve që jetojnë në banesa me qira.

Sipas të dhënave të qeverisë, pa ndërhyrje, disa sektorë të tregut të pasurive të paluajtshme në vitin 2024 i pret një rritje deri në 15 për qind e çmimit të qirave.

Propozimi i qeverisë është pjesë e një pakete më të gjerë për të luftuar inflacionin. Një veprim të ngjashëm ka ndërmarrë edhe presidenca e SHBA-ve në tregun farmaceutik, duke imponuar ulje të çmimit të barnave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026