‘Onufri’ tërheq turistët, mbi 45 mijë vizitorë në muzeun ikonografik
Muzeu ikonografik “Onufri ” përgjatë këtij viti ka shënuar një rritje të madhe të numrit të vizitorëve që kanë parë nga afër ambientet dhe ikonografitë, koleksioni i të cilit përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të qarkut të Beratit.
Disa nga këto objekte datojnë që prej shekullit të 18-të, ndërsa një ndër gjërat më të çmuara që zotëron ky muze, janë dy kodiket e Beratit që janë regjistruar në listën e veprave të rëndësishme të njerëzimit të njohur më emrin ” Memoire du Monde” nën mbrojtjen e UNESCO-s.
“Për vitin 2023 muzeu ikonografik Onufri, si një pjesë e qendrës muzeore Berat, ka një numër rekord vizitorësh, siç edhe Berati ka një fluks të jashtëzakonshëm turistësh. Ne kemi arritur një numër rekord gati 45,000 deri në momentin që flasim, patjetër që kjo është një shifër shumë optimiste”, tha Miklor Pasku, drejtor i muzeut “Onufri”.
Turistët që e vizitojnë, tregojnë përjetimin në këtë muze dhe në qytetin e një mbi një dritareve.
“Mendoj se Berati është një qytet i këndshëm. Në mbrëmje është i ndriçuar dhe duket fantastik. Muzeu këtu duket shumë origjinal, më tepër si një kishë e vjetër, si një vend origjinal. Nëse shikon dyshemenë, asgjë nuk është e mbuluar, ti mund të ecësh vërdallë”, shprehet kështu një turist gjerman.
Përtej bukurive, syri i të huajve shpesh herë sheh atë që i bën përshtypje, që për fat të keq është ndotja e theksuar në rrugët e qytetit.
Turisti gjerman gjithashtu tha se: “Nga eksperienca ime në Shqipëri, njerëzit janë shume mikpritës, peizazhi është shumë i bukur. Ka shumë male këtu dhe të duket sikur je në Alpet e Zvicrës. Ndërsa ajo që kemi vëne re që po vijmë nga Gjermania, është së këtu ka shumë plehra. Kudo që je ka shumë plehra, ka shumë plehra nëpër tokë”.
Pritshmëritë për këtë vit janë të larta, teksa drejtuesit e muzeut tregojnë se në fund të vitit, shpresojnë të regjistrojnë afro 70 mijë vizitorë, një numër që nuk është shënuar kurrë më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh