Ministri i Jashtëm grek për “Belerin”: Shkelje e qartë e prezumimit të pafajësisë

31 Gusht 2023 | 20:57

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis e ka cilësuar shkelje të qartë të prezumimit të pafajësisë zgjatjen e paraburgimit për Fredi Belerin, që po e pengon atë të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës.

Në një intervistë për mediat në vendin fqinj, ai bëri me dije se çështja Beleri është diskutuar në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së “Gymnich” në Toledo,

Pata mundësinë të bëja një diskutim edhe me komisionerin përgjegjës për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, me të cilin folëm për çështjet e Ballkanit Perëndimor. Greqia, tashmë siç dihet ka marrë iniciativën për të përshpejtuar hapat në rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt familjes evropiane. Dhe 20 vjet pas Deklaratës historike të Selanikut, Greqia do të jetë gjithmonë mbështetje për këto vende sa i përket perspektivës së tyre evropiane. Sidomos për çështjen e zotit Beleris, dua të theksoj se, pavarësisht nga çështja e vendimeve gjyqësore, pavarësisë së drejtësisë shqiptare, këtu shtrohet çështja e paraburgimit që e pengon atë të marrë detyrën. Kjo është një shkelje e qartë e prezumimit të pafajësisë, e shtetit të së Drejtës, e të drejtave politike të tij dhe të qytetarëve të Himarës që e zgjodhën atë”, ka thënë kryediplomati grek.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në Konferencën e Kryetarëve ka përsëritur kërkesën për zhvillimin e mocionit me debat në lidhje me protestën dhe kërkesat e qytetarëve. Gjatë fjalës së...
10:55 | 25/06/2026

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026