Europol “shkrin” kartelin ballkanik, kapet 2.7 ton kokainë dhe qindra mijëra euro

1 Shtator 2023 | 09:53

Një megaoperacion i Europol në bashkëpunim me policitë e Brazilit, Portugalisë, Francës, Serbisë, Kroacisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Spanjës ka bërë të mundur çmontimin e një karteli ballkanik që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në drejtim të Evropës.

Si pasojë e operacionit të zhvilluar më 24 gusht, por të bërë publik këtë të premte nga Europol, u arrestuan 6 persona, si dhe u sekuestruan 2.7 ton kokainë.

Gjithashtu Europol ka kryer kontroll në 15 banesa, ku janë konfiskuar 550 mijë euro, ora dhe automjete luksoze, si dhe janë bllokuar disa llogari bankare.

Hetimi nisi në janar të vitit 2022, nga Departamenti i Policisë Kriminale në Beograd pas marrjes së informacioneve nga shërbimet e huaja për operimin e një karteli ballkanik, i cili ishte i përfshirë në trafikun me shumicë të kokainës.

Hetuesit identifikuan një shtetas serb si një nga organizatorët kryesor të rrjetit kriminal. Mbajtja nën vëzhgim e tij dhe kontakteve që ai kishte me bashkëpunëtorë të tjerë bëri të mundur kapjen e anijes me 2.7 ton kokainë e cila do të nisej nga Brazili me destinacion Capo Verden në Afrikë, e që më pas do të sillej në Evropë.

Inteligjenca operative vuri në dukje se kapitenët e kartelit, me kombësi ukrainase dhe çeke udhëtuan disa herë në Capo Verde ose vende të tjera në Afrikën Perëndimore për të përgatitur anijet e tyre për këto operacione kontrabande.

Informacioni operacional i siguruar së fundmi zbuloi se anija ndodhej në Brazil. Kjo u mundësoi autoriteteve braziliane dhe spanjolle, të mbështetura nga MAOC-N, të monitoronin nga afër lëvizjet e saj dhe të bënin sekuestrimin e sasisë së madhe të kokainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026