FOTO| Ankorohet në Portin e Durrësit jahti 500 milionë dollarë i Jeff Bezos

1 Shtator 2023 | 10:49

Jahti “Koru” i themeluesit të “Amazon”, Jeff Bezos, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të premteje në Portin e Durrësit.

Anija e cila kap vlerën e 500 milionë dollarëve është ankoruar në kalatën nr.5 të portit, ku do të qëndrojë për rreth 5 orë.

Burime bëjnë me dije se shkak i ardhjes së superjahtit të Bezos në Shqipëri është furnizmi me 170 mijë litra naftë.

Ajo që e bën të dallueshëm jahtin luksoz të miliarderit amerikan është skulptura prej druri e të dashurës së tij Lauren Sanchez, që ndodhet në pjesën e përparme të anijes.

Jahti, i cili është më i madh me vela në botë, përmban tre shtylla të larta dhe disa kuverta, duke përfshirë një me pishinë, sipas Boat International.

Koru është një nga simbolet më të rëndësishme të traditave maori dhe simbolizon fillimet e reja. Bezos e emërtoi me një emër të tillë anijen për shkak të fazës së re të jetës së tij, ndryshimeve pozitive, rritjes personale dhe shpresës për të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026