Berisha paralajmëron protesta: Zgjidhja e vetme, derisa ta rrëzojmë këtë qeveri
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për media këtë të premte se opozita do të nisë protetsat kundër qeverisë, të cilat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e saj.
Berisha theksoi se Rama i vjedh zgjdhjet dhe duhet të kuptohet se rruga e përballjes me të është vetëm protesta.
Ish-kryeministri shtoi se se në Shqipëri duhet të rikthehet e drejta e votës, pasi farsa e cila është krijuar nga maxhoranca socialiste nuk mund të tolerohet më.
“Zgjidhja është protesta. Protesta e përgjithshme derisa të rrëzojmë këtë qeveri
Rama i vodhi zgjedhjet dhe këto të tjerat i vjedh tre herë më shumë.
Çdo shqiptar duhet ta kuptojë se nuk kemi rrugë tjetër përveç përballjes me të.
Në pushtet me forcë nuk vijmë kurrë, por me Edi Ramën zgjedhje nuk kemi.
Zgjidhja është protesta. Protesta e përgjithshme derisa të rrëzojmë këtë qeveri.
Me qëllimin e vetëm për të kthyer të drejtën e votës për shqiptarët. Për të rikthyer zbatimin e kodit zgjedhor.
Qytetarëve ua kemi borxh këtë bisedë. Çdo demokrati ia kemi borxh. Jo për të justifikuar dobësitë dhe të metat tona. Por për të qenë të vërtetë.
Ne themi se ky zgjedhje nuk bën, por ne zgjedhje të lira meritojmë. Të votojmë si vëllezërit tanë në Kosovë. Siç votojnë shqiptarët në Maqedoni. Nuk po kërkojmë si në Gjermani, Francë apo Zvicër. Si në Mal të Zi.
Jemi përpara një farse që kurrë një komb i qytetëruar nuk mund ta tolerojë më”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset