Çështjet e rëndësishme në Gjykatën Kushtetuese, Yuri Kim takon Vitore Tushën
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vktore Tusha. Përveç drejtimit të Kushtetueses, znj. Tusha është aktualisht dhe drejtuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, rol për të cilin znj. Kim i ka shprehur vlerësime.
Ambasadorja amerikane, thotë se tashmë që Gjykata Kushtetuese është bërë funksionale, duhet të nisë me marrjen në shqyrtim të çështje të rëndësishme që janë ankimuar në këtë gjykatë.
“U takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për rolin e qëndrueshëm dhe të zgjuar në drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të bëhej funksionale. Tashmë, ajo ka përgjegjësinë për të drejtuar Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. SHBA do të vazhdojnë mbështetjen e fortë në mënyrë që reforma në drejtësi të japë rezultat”, shprehet znj. Kim.
I met Judge Tusha to thank her for stable & wise leadership of JAC, which enabled ?? Constitutional Ct to become functional. Now, she has the responsibility to lead the CC in reviewing important cases. ?? will continue its strong support so that Justice Reform delivers results. pic.twitter.com/A0KKKYT4ds
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 19, 2021
Një prej çështjeve më të rëndësishme për të cilën kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese ka të bëjë me zgjedhjet e kaluara lokale, ku opozita nuk mori pjesë. Aktualisht, kjo gjykata ka 7 vende të plotësuara nga 9 gjithsej.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme