Ndryshimet në statutin e PD prekin dhe Këshillin Kombëtar, anëtarët që hiqen
Ndryshimet statutore që pritet të miratohen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike pritet të prekin dhe Këshillin Kombëtar të kësaj force politike.
Nga anëtarët e Këshillit Kombëtar, të cilët e marrin automatikisht postin për shkak të funksionit janë hequr ish-kryeministrat, ish-presidentët dhe ish-kryetarët e Kuvendit.
Sipas statutit të ri anëtarët e Këshillit Kombëtar për shkak të funksionit janë:
- a) Kryetari i Partisë;
- b) Sekretari i Përgjithshëm dhe Sekretariati;
- c) Anëtarët e Kryesisë së Partisë;
- d) Drejtuesit Politik të Qarqeve;
ç) Deputetët dhe ministrat në detyrë, anëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë;
- e) Kryetarët e Degëve të PDSH-së;
- f) Kryetarët e Bashkive dhe Kryetarët/Nënkryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike të Shqipërisë;
Por çfarë pritet të ndryshohet në statut?
Ndryshimet stature që pritet të miratohen në Kuvend prekin dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, ku sipas statutit të ri, kur PD nuk është shumicë qeverisëse, krytari i partisë është dhe kreu i grupit parlamentar.
Në këtë mënyrë pas miratimit të ndryshimeve në statut Basha pritet të jetë dhe kryetar i PD, por dhe kryetar i grupit parlamentar.
Një tjetër ndryshim në statut parashikon reduktimin e kompetencave të sekretarit të përgjithshëm.
Në dokumentin që pritet të prezantohet në kuvendin e PD thuhet se në mungesë të tij, dokumentimin e mbledhjeve të Kryesisë mund ta bëjë edhe një person i ngarkuar nga Kryesia.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona