Begaj konferencë me Osmanin: Dialogu, rruga e paqes. Shqipëria mbështet Kosovën

4 Shtator 2023 | 11:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur sot një vizite dyditore në Tiranë. Ajo mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Bajram Begaj, i cili i uroi mirëseardhjen në shtëpi homologes.

Begaj zbuloi një pjesë të bisedës që zhvilloi me Osmanin duke nënvizuar se dialogu është rruga e paqes dhe një nga pikat më të rëndësishme që duhet të vijojë në mënyrë që t’i jepet zgjidhja përfundimtare.

Ndër të tjera ai foli dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror, si një pikë strategjike ku fokusi duhet të jetë te thellimi i partneritetit mes vendeve.

“Lidhur me bashkëpunimin ndërshtetëror vëmendja kryesore u përqendrua në forcimin e thellimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik në të gjitha aspektet. Nënvizova se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë shumë të mira dhe se duhet të udhëhiqemi gjithmonë nga interesi kombëtar për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet, ekonomik, politik, social e kulturor, si dhe për të avancuar në proceset integruese euro-atlantike,” – u shpreh Begaj.

Presidenti shtoi se karakteri strategjik i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës është me rol unik në stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të gjithë rajonit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026