Osmani: Përballemi me sfidën e sigurisë, kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova përballet sot përballet me sfida të sigurisë ndaj ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare për t’u bërë zëri i saj në institucionet ku nuk ka përfaqësim.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Bajram Begaj në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë, Osmani u shpreh se kombi shqiptar ka qenë dhe mbetet faktor stabiliteti në rajon, të vendosur për të mbrojtur vlerat euroatlantike që rrezikohen nga Rusia dhe Serbia.
“Kombi shqiptar ka qenë dhe mbetet faktor stabiliteti në rajon. Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë që të jetë zëri ynë në instancat ndërkombëtare ku Kosova nuk ka përfaqësim. Bashkërendimi për një veprim të unifikuar të politikës së jashtme është fokusi i vizitës sime. Jemi të vendosur të mbrojmë së bashku vlerat që po atakohen nga Rusia dhe satelitet e saj në rajon. Serbia angazhohet në agresion institucional ndaj Kosovës ndaj kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë dhe aleatëve. Dialogu me Serbinë vazhdon por rezultati përfundimtar është vetëm njohja reciproke dhe ruajtja e integritetit territorial të Kosovës”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet