Autorizimi i qeverisë për çështjen e detit me Greqinë, Begaj: Jemi në fazë shqyrtimi
Presidenti Bajram Begaj dhe homolgia e tij Vjosa Osmani mbajtën këtë të hënë një konferencë të përbashkët për shtyp, në kuadër të vizitës 2 dytore të kreut të shtetit të Kosovës në Shqipëri.
Begaj u pyet gjatë konferencës dhe në lidhje me dhënien e autorizimit ndaj qeverisë shqiptare për vijimin e negociatave me Greqinë për çështjen e detit.
Në përgjigjen e tij, Begaj theksoi se po shqyrtohet informacioni për dhënien e këtij autorizimi në mënyrë që të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, si dhe me ligjet ndërkombëtare.
“Për sa i përket autorizimit, ai duhet të përmbushë disa kritere paraprake kushtetuese dhe ligjore, të cilat duhet të jenë të kornizuara sipas vendimin të gjykatës Kushtetuese të vitit 2010.
E kam dhënë përgjigjen dhe më parë, që aktualisht jemi në fazën e shqyrtimit të këtij informacioni që autorizimi të jetë në përputhje me Gjykatën Kushteteiuese me ligjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare.
Sapo ky autorizim të firmoset do të bëhet me dije për të gjithë publikun”, tha Begaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.