Ukrainasit dezertojnë luftën, rritet numri i të rinjve që largohen nga vendi

4 Shtator 2023 | 13:55

Disa ukrainas po refuzojnë të luftojnë, pavarësisht presionit shoqëror dhe paralajmërimit të autoriteteve për ata që i shmangen detyrimit ushtarak, në një kohë kur po zhvillohet kundërofensiva. Dezertorët janë larguar nga vendi dhe kanë paguar mijëra dollarë ryshfet për të shmangur rekrutimin.

Ivan Ishçenko braktisi ushtrinë dhe la Ukrainën një muaj pasi doli vullnetar për të luftuar kundër pushtuesve rusë.

“Motivimi im për të shkuar në luftë vinte nga fakti që jam një patriot ukrainas. Doja të luftoja për një Ukrainë të lirë. Por kur pash ato që po ndodhnin, gjakderdhjen dhe të tjerat, e kuptova që kisha frikë prej saj. Nuk e përballoja dot psikologjikisht”, thotë Ivan Ishchenko, dezertor.

Babai i Bogdan Marinenko ndodhet prej kohësh në vijën e frontit. Ndërsa vetë ai thotë se i shpëtoi rekrutimit pasi ishte i vetmi që mund të mbante familjen.

“Vendosa të largohesha para se të mbushja 18 vjeç, pasi kështu mund të kaloja kufirin. Nëse diçka i ndodh babait tim, unë jam i vetmi që mund të mbështesë mamanë dhe motrat, si financiarisht edhe moralisht”, shprehet Bogdan Marynenko, dezertor.

Kievi deklaron se 6 mijë e 100 persona janë kapur në përpjekje për të lënë vendin me dokumente të falsifikuara, për të shmangur pjesëmarrjen në luftë. Që nga fillimi i konfliktit, autoritetet kanë ndaluar 13 mijë e 600 persona në përpjekje për të kaluar kufirin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026