Zelenski lavdëron ukrainasit për “luftën për liri” në Ditën e Pavarësisë

24 Gusht 2023 | 12:46

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e lavdëroi popullin ukrainas për luftën për “liri” në një fjalim të mbajtur më 24 gusht për ta shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit, që për herë të dytë po festohet përderisa në disa zona të Ukrainës vazhdojnë luftime të ashpra kundër pushtimit rus.

“Sot ne festojmë 32 vjetorin e pavarësisë sonë pavarësinë e Ukrainës. Një festë e njerëzve të lirë”, tha Zelensky, në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale.

Liria “është një vlerë për secilin prej nesh dhe ne po luftojmë për të”, tha Zelensky, në një kohë kur lufta në Ukrainë po hyn në muajin e saj të 19-të.

Shefi i inteligjencës ushtarake të vendit, Kyrylo Budanov, tha në platformën Telegram se lufta për pavarësi “vazhdon edhe sot e kësaj dite, tani me agresorin perandorak”, tha ai duke iu referuar Rusisë.

Shefi i shërbimit të sigurisë së Kievit, Vasyl Maliuk, tha gjithashtu në Telegram se festa ka marrë tani “kuptime të reja” shkaku i luftës me Rusinë.

“Ajo u bë jo vetëm personifikimi i së drejtës sonë për jetë dhe liri, por edhe një simbol i heroizmit dhe trimërisë”, tha Maliuk.

Një seri ngjarjesh janë planifikuar në të gjithë Ukrainën për ta shënuar këtë ditë. Në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizoi pritje zyrtare për gazetarët ukrainas që janë zhvendosur në Kosovë pas fillimit të luftës në Ukrainës, përmes programit “Journalists in Residence Kosovo”, të iniciuar nga dy organizata evropiane të gazetarëve dhe të mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Në Bruksel, ndërtesat e qeverisë së BE-së u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Ukrainës gjatë natës dhe flamujt ukrainas u ngritën përkrah atyre të BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026