Zjarr në klinikën e psikiatrisë në Kosovë, vdes 1 pacient, 5 persona të lënduar
Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka konfirmuar më 24 gusht se një pacient ka vdekur shkaku i një zjarri në njërën nga dhomat në Repartin e Urgjencës dhe Intensivës Psikiatrike të këtij institucioni një natë më parë.
Sipas njoftimit të QKUK-së, zjarri, që la një person të vdekur dhe pesë të lënduar, nisi rreth orës 23:00 në një dhomë të tipit të mbyllur, ku qëndrojnë përkohësisht pacientët që bëhen agresiv dhe humbin vetëdijen.
“Dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë e ngulfatjes nga tymi (asfiksioni) ai ka humbur jetën, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Më tutje, në këtë njoftim bëhet e ditur se shenja të helmimit nga tymi kanë shfaqur edhe pesë persona në këtë klinikë – një paciente, dy mjetë dhe dy infermierë. Këta të fundit, siç thuhet në komunikatën e QKUK-së, u lënduan “gjatë ofrimit të ndihmës për pacientin në fjalë dhe evakuimit të pacientëve të tjerë”.
QKUK-ja bën të ditur se tashmë rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë