Alfred Lela “skanon” fjalimin e Ramës: Drejtësia, çështje që s’i takon qeverisë

4 Shtator 2023 | 22:19

Alfred Lela, drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike ishte këtë të hënë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euroenws Albania për të folur rreth ndryshimeve të reja në kabinetin qeveritar.

Ai tha se në fjalimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste kryeministri Rama ka folur turizmin dhe drejtësinë, për dy çështje që nuk i takojnë qeverisë si turizmi dhe drejtësia. Ai tha se kryeministri nuk mund të thotë se drejtësia është e pavarur e më pas të pretendojë se “pavarësinë” drejtësisë ia siguron ai.

“Nëse i bëjmë një analizë të përciptë të fjalimit të Ramës, ai foli për gjëra që nuk kanë të bëjnë afër me qeverinë. Nuk mund të thuash se drejtësia është e pavarur ose e lë “mëshira ime prej kryeministri e lë drejtësinë të bëjë ca gjëra”, madje janë aq bujar sa japin e të tyret. I marrin barkëzbrazur, i bëjnë barkëngopur, korruptohen dhe pastaj i lëshojnë  në rrugë të tyre.

Rrugës të ndodh 1 e 2 por nuk të ndodhin 50 me 50. Se edhe kjo që të ndodh rrugës, ky është dështim. Nuk mund të kesh një kryeministër që ka tre mandate dhe ka gjysmën e kabinetit e ka burgjeve, ose në SPAK. Ne themi që është i mençur i zgjuar dhe fitoi zgjedhjet. Fakti që ministrat dhe deputetët i ka në burg të tregon se si i ka fituar”,-tha Alfred Lela.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U shpall “non grata” nga Rama, mediat në Kosovë: Arrestohet Ikballe Huduti

Mediat në Kosovë raportojnë se menjëherë pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama për “non grata”, është arrestuar aktivistja Ikballe Huduti. “Më datë 07.01.2020, Drejtoria...
16:33 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026