Vaksinimi në Shqipëri, Gjeorgjina Kuli: Nëse nuk do ketë furnizim të ri mund të ndërpritet përkohësisht
Procesi i vaksinimit në Shqipëri rrezikon të ndërpritet përkohësisht. Sipas anëtares së Komitetit të Vaksinimit Gjeorgjina Kuli kjo mund të ndodhë nëse nuk vijnë brenda muajit janar 10 mijë dozat e vaksinës të kontraktuara me kompaninë Pfizer apo 2 mijë dozat e premtuara nga një shtet i BE-së.
“Këto ditë në qoftë se nuk do ketë furnizim të ri, mendoj se do shkëputet për të realizuar dozën e dytë të atyre që janë vaksinuar, në mënyrë që të respektohet me rigorozitet intervali tre javor”, tha Kuli.
Aktualisht presin dozën e dytë të vaksinës rreth 490 mjekë dhe infermierë të spitaleve covid, ndërsa kanë mbetur rreth 500 vaksina rezervë nga 975 dozat e dhuruara nga një shtet i BE-së. Megjithatë me ardhjen e dozave të reja, faza e dytë e vaksinimit do të nisë menjëherë me moshat e treta.
“Mendoj që brenda tre mujorit të parë, pra brenda marsit do fillojë edhe vaksinimi në shtëpitë e kujdesit të të moshuarve, dhe njëkohësisht me shtimin e numrit të dozave do kemi edhe shtimin e qendrave të vaksinimit”, shtoi ajo.
Pas vaksinimit të personave mbi 75 vjeç, në fazën e dytë janë planifikuar të vaksinohen më tej mësues dhe edukatorë, forcat e rendit, punonjës të shërbimit elektrik dhe ujësjellësit, forcat zjarrfikëse si dhe punonjës të transportit publik.
Lexoni gjithashtu:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin