Dhunon gruan dhe “justifikohet” se i kanë bërë magji, arrestohet 48-vjeçari

5 Shtator 2023 | 11:39

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit për shkak të dhunës së vazhdueshme që kishte ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

Bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

Policia zbuloi se për të justifikuar dhunën, 48-vjeçari kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.

Është proceduar penalisht për mashtrim dhe 36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit, me qëllim për të “shëruar” 33- vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat,  pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe mbante armë zjarri apo municion luftarak në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëherëshme është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë)”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026