Deputeti i PS: Pse kryeministri Rama bëri ndryshimet në kabinetin qeveritar
Kabineti i kryeministrit Rama u rikonstruktua ditën e hënë, ku u ndryshuan 6 ministra, si dhe u hap Ministria e re e Pushtetit Lokal.
I ftuar në Euronews Albania, deputeti i PS, Ilir Metaj zbuloi dhe arsyet e lëvizjeve në qeveri.
Sipas Metaj ndryshime lidhen me rritjen e performancës së punës së qeverisë. Duke e krahasuar qeverinë me një ekip futbolli, deputeti tha se për të arritur rezultate sa më të larta në fushë, janë të rëndësishme dhe ndërrimet e lojtarëve, për të rritur ritmin e lojës.
“Në një ekip politik, sikurse në një ekip futbolli që për të pasar rezultate sa më të larta në fushë, ekzistojnë jo vetëm lojtarët e futur në fushë, ata të formacionit por edhe të tjerë që janë rezervë apo që përmbushin rradhët e rezervës apo formacionit, kjo nuk do të thotë që një lojtarë që largon trajneri nga fusha e bën se e shumëzon me zero apo sepse ai ka dështuar, por për kohën duke u luajtur kjo ndeshje apo për rezultatet e nevojshme i duhet të ndryshojë ritëm”, tha ai.
Ai u shpreh gjithahstu se mazhoranca po mban përgjegjësi për situatat që kanë ndodhur brenda saj dhe se po punon akoma edhe më shumë për të përmbushur misionin për të ecur përpara.
“Kjo nuk do të thotë që kjo mazhorancë dhe ky kryeministër nuk mban përgjegjësi për personat që humbasin rrugën gjatë misionit të përbashkët që ne kemi marrë, por përkundrazi kjo e shton akoma edhe më shumë vullnetin dhe e përmbush akoma më shumë misionin tonë që të ecim përpara sepse sa më e vështirë të bëhet rruga aq më afër përmbushjes së misionit jemi”, tha Metaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit