Sigurimi i pronës nga tërmeti, ankohet Shoqata e Siguruesve: Përfshini edhe privatin
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë nuk bie plotësisht dakord me ligjin që detyron qytetarët t’i sigurojnë banesat nga tërmetet. Ankesat dhe rezervat që ka për të, Shoqata ia ka përcjellë, Minstrisë së Financave në një letër të hapur.
Në parim, Shoqata shprehet në favor të nismës për miratimin e një ligji, por kundërshton modelin që propozohet për këtë lloj sigurimi.
Projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave parashikon një skemë tërësisht shtetërore të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.
Por, sipas siguruesve, një model të tillë nuk e ndjek asnjë prej vendeve të Europës. Edhe në Turqi apo Rumani, të marra si referencë në relacionin shpjegues të projektligjit, skema nuk është tërësisht shtetërore, pasi përfshin shoqëritë private të sigurimeve si palë në shitjen e këtij produkti.
Gjithashtu, sipas siguruesve, skema e sigurimit e propozuar sjell kosto të shtuara dhe të pajustifikuara ndaj qytetarëve.
Ata argumentojnë se shoqëritë e sigurimit që operojnë në treg, kanë ekspertizën, burimet njerëzore dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e produkteve të sigurimit. Sipas tyre, krijimi i një enti apo shoqërie të re shtetërore, do të sillte shpenzime të mëdha për ti ngritur nga e para këto kapacitete, shpenzime këto që në fund do ti transferohen qytetarëve.
Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
- 11:42 Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin do të sigurojë sigurinë e aleatëve të Gjirit
- 11:41 SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën
- 11:39 Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve pas goditjes në tregjet financiare!
- 11:39 Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?