Presionet e Serbisë në Malin e Zi/ Gazetari: Kërkojnë më shumë përfshirje në qeveri
Gazetari Gjokë Dukaj ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve të fundit në Malin e Zi.
Ai tha se presionet nga ana e Serbisë janë të shumta në Malin e Zi, por deri më tani Milojko Spajiç, kreu i Lëvizjes Europa Tani, po i bën rezistencë të gjitha presioneve dhe ka vendosur theksin e përbërjes së qeverisë së re, në bllokun e pakicave të Malit të Zi.
“Është e njohur se presionet nga Beogradi janë të vazhdueshme. Në vazhdimësi ato janë të pranishme këtu sidomos me rastin e formimit të pushtetit ekzekutiv në Malin e Zi, pasi partitë e bllokut pro serb, pretendojnë të jenë sa më të përfshira në qeverinë e Malit të Zi, por siç duket mandatari Spajic duket se po i reziston gjithë atyre dhe theksin kryesor në përbërjen në qeverisë së ardhshme e ka në bllokun e pakicave në Malin e Zi.
Sipas të gjitha gjasave pakicat do jenë të përfaqësuara me 11 deputetë. Presionet nga Beogradi dihet që janë në vazhdimësi. Në anën tjetër duhet të merret parasysh se subjektet politike të ish-frontit demokratik, fushatën parazgjedhore e kanë filluar me temën lidhur me Kosovën , duke pretenduar se do të shfuqizojnë njohjen e Kosovës në një komunë këtu”,-tha Gjokë Dedaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nusja amerikane: Kur u martova lutesha të mos kisha vjehrrën në shtëpi
- “Buka e bardhë rrezik për diabetin”, eksperti ushqimor: Ka më shumë sheqer
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë