“I kaloi Rusisë informacione”, oficeri i inteligjencës gjermane akuzohet për tradhti

6 Shtator 2023 | 16:49

Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane është akuzuar për tradhti, pasi dyshohet se i ka kaluar Rusisë sekrete shtetërore.

Prokurorët besojnë se ai ndau informacione rreth luftës në Ukrainë grupit mercenar Wagner dhe mori afërsisht 400,000 euro.

I akuzuar është edhe një gjerman tjetër, i cili dyshohet se ka kryer detyrën e korrierit.

Të dy këta persona, oficeri i lartë i inteligjencës gjermane dhe personi i cilësuar si korrieri, mund të përballen me burgim të përjetshëm.

Punonjësi në shërbimin e inteligjencës së jashtme të Gjermanisë i njohur vetëm si Carsten L, mbikëqyrte një departament që monitoronte komunikimet telefonike dhe interneti jashtë shtetit.

Carsten L u arrestua në Berlin dhjetorin e kaluar, ndërsa bashkëpunëtori i tij, i njohur si Arthur E , një muaj pasi mbërriti në Gjermani nga shtetet e bashkuara.

Të dy personat janë akuzuar për “tradhti në një çështje veçanërisht të rëndë” nga prokurori i përgjithshëm i Gjermanisë.

Vetë kreu i inteligjencës gjermane, Bruno Kahl, e ka cilësuar këtë rast si një tronditje për agjencinë e tij, dhe janë rritur masat e sigurisë për të parandaluar rrjedhjet e mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi në të cilën deri në 100,000 vende pune mund të shkurtohen...
17:01 | 26/06/2026

“Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë

Organizatorët e Paradës së Krenarisë në Paris shtynë marshimin protestues të këtij viti, i cili ishte planifikuar për fundjavën, pasi policia urdhëroi një ndryshim date...
16:37 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026