Masakra “Panda”, eksperti i sigurisë: Vuçiç mund të merret si i pandehur

7 Shtator 2023 | 10:31

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mund të thirret si dëshmitar në lidhje me masakrën “Panda”, të ndodhur 25 vite më parë në një kafene në qytetin e Pejës, ku u vranë 5 gjimnazistë serbë.

I ftuar në Euronews Albania, eksperti i sigurisë Bedri Elezi, tha se ky zhvillim është një hap pozitiv, pasi dhe vetë serbët lokal po e kuptojnë se kanë në krye të shtetit një kriminel lufte.

Elezi theksoi se masakra dihet botërisht se u krye nga shërbimet sekrete serbe, për të akuzuar më pas UÇK-në, por tashmë sipas tij ka ardhur koha që të mbajnë përgjegjësi personat që e urdhëruan një krim të tillë.

Ai shtoi se nëse Vuçiç merret në cilësinë e dëshmitarit, nga hetimet shumë shpejt mund të kalojë dhe si i pandehur në këtë çështje pasi në kohën e ngjarjes ishte ministër i Informimit në qeverinë e atëhershme të “Bashkimit Kombëtar” të Mirko Marjanoviçit.

Në prononcimet e tij mediatike Vuçiç e ka rekomanduar veten si dëshmitar duke u mburrur në media për njohuritë e tij “tronditëse” për “Panda”.

“Në aspektin e dejtësisë ky është sinjali më i mirë i mundshëm që vjen nga Beogradi në lidhje me përgjegjësinë e këtij rasti shumë të rëndë. Ne e kemi ngritur shqetësimin se ky rast është bërë nga strukturat e sigurisë së Serbisë, por tani është kërkesa e vetë serbëve lokal për të vendosur presidentin serb përballë përgjegjësisë në të cilin duket se është implikuar. Ky rast ëshë një sinjal se vetë serbët lokal aty e kanë kuptuar se në krye të tyre është një kriminel lufte dhe e dinë që është i përfshirë në këtë çështje. Dëshmia e tij mund të shndërrohet në një pozitë ku vetë presidenti i Serbisë mund të jetë në krahun e të pandehurit dhe mund të akuzohet për pjesëmarrje ose mbështetje të operacionit “Panda”, ku u vranë të rinjtë serbë për të akuzuar më pas UÇK-në. Ajo që ka ndodhur dihet tani, por duhet të zbulohen personat përgjegjës”, tha  Elezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

Të dielën e 7 qershorit, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë prapë për të zgjedhur legjislaturën e 11-të të...
11:37 | 06/06/2026

“Mos e shkel gjakun e lirisë” – Protestë para selisë së Vetëvendosjes në Shkup

Një grup qytetarësh zhvilloi sot një protestë simbolike para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Protestuesit vendosën pankarta...
11:32 | 06/06/2026

Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike

Sot zhvillohet procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës për qytetarët e regjistruar për votim jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve të...
10:07 | 06/06/2026