Përvetësuan 33 milionë lekë nga pensionet, kallëzohen 7 zyrtarët shtetërorë

7 Shtator 2023 | 11:43

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar evidentimin e një rasti korrupsioni nga punonjësit e Postës Shqiptare në Dibër Shkodër dhe Tropojë. Përmes një postimi në facebook Manja bën me dije se, se Agjentët Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë  kanë kallëzuar në prokurori 7 zyrtarë të Postës Shqiptare për përvetësim të pensioneve. Sipas tij këta zyrtarë i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 33 milionë lekësh përmes skemës së përvetësimit të pensioneve.

Ministri i Drejtësisë thekson në reagimin e tij se do të ketë zero toleramcë ndaj zyrtarëve të cilët abuzojnë me ligjin.

“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, zyrtarë para drejtësisë!

Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale!

Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsioni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026