“S’e bind dot Berishën të shkojë në shtëpi”- Bardhi: Është faktor në opozitë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku zbuloi detaje nga tryeza e bashkimit të deputetëve demokratë.
Bardhi tha se u ul në bisedime me grupin mbështetës të ish-kryeministrit Berisha për të unifikuar qëndrimin e opozitës në betejën parlamentare kundër maxhorancës.
Ai theksoi se qëndrimi i tij është koherent, pasi në vijimësi ka kërkuar që opozita të bashkohet dhe të përballet me kryeministrin Rama dhe jo të humbasë energjitë me luftën Brenda vetvetes.
Bardhi tha se nuk ka fuqinë t’a bindë Sali Berishën të largohet nga politika dhe për sa kohë ai është factor opozitar, nuk mund të shmanget nga zgjidhja e problemit.
“Nuk e përjashtoj dot nga zgjidhja zotin Berisha për sa kohë ka mbështetës opozitarë që mendojnë si zoti Berisha. Unë s’kam fyer kurrë kolegët. Duhet të lëmë mënjanë debatin dhe të përmbushim misionin si opozitarë. Jam koherent se jam në këtë qëndrim që jam sot.
Nuk jam me kultin e individit, jam për zgjidhje të arsyeshme bazuar në situatën ku është sot PD. Unë nuk e bind dot zotin Berisha të shkojë në shtëpi. Nëse është dikush që e bind të shkojë në shtëpi dhe të dalë dhe ta bindë. Për sa kohë zoti Berisha është faktorë në opozitë dhe ka atë rol në opzitë ne do të duhet të gjejmë një zgjidhje ndryshe po lëmë vendin pa opozitë.
Nëse dikush ka marrë misionin ta lërë vendin pa opozitë, unë nuk i bashkohem. Që në shtator të 2022 kam këtë qëndrim duhet të ndërpresim konfliktin në PD, baltën kundër njëri-tjetrit dhe duhet të përqëndrojmë energjitë kundër regjimit të Edi ramës”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit