Negociatat Bardhi-Basha/ Spaho: Ne reflektuam, Basha është në aleancë me Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth takimit të zhvilluar ditën e djeshme mes 43 deputetëve demokrat.
Ai tha se në këtë tyrez ata i mblodhi një çështje më e madhe se sa problemet personale siç është përballja me qeverinë e Edi Ramës dhe se kjo mbledhje ishte reflektim i dëshirave të demokratëve në bazë.
“Ne kemi një çështje më të rëndësishme, se si do të përballemi me qeverinë e Edi Ramës. Takimi i djeshëm nuk ishte reflektim i qëndrimeve personale, ishte reflektim i dëshirave të anëtarësisë së Partisë demokratike në Bazë dhe i atyre që votojnë Partinë Demokratike”,-tha Edmond Spaho.
I pyetur se përse nuk zgjodhën të reflektojnë edhe me grupin e Bashës, Spaho u përgjigj:
“Mendoj që Lulzim Basha po punon me Edi Ramën, ka hyrë në një aleancë me Edi Ramën, TË gjitha veprimet që bën janë për të ruajtur sherrin dhe grindjen në Partinë Demokratike, e cila në fund të fundit i shërben Edi Ramës. Ne jemi shprehur publikisht se çdo njëri prej deputetëve të Partisë Demokratike që ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të 2021 është i mirëpritur. Kemi përjashtuar Lulzim Bashën dhe Enekelejd Alibeaj, pse për shkak të veprimeve të tyre në dëm të interesave të Partisë Demokratike”,-tha Edmond Spaho.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë