Çollaku: 10 deputetë të mazhorancës janë shpallur “non grata” nga aleatë strategjik
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku than ë një intervistë për Euronews Albania se po i kushtohet shumë rëndësi asaj që ai e quajti “telenovelë” brenda Partisë Demokratike, ndërkohë që po ndodhin skandale shumë më të mëdha në qeveri.
Ai tha se ka informacion se 10 anëtarë të Partisë Socialiste janë shpallur “non grata” nga aleatë strategjik e mes tyre ka edhe anëtarë të kabinetit të qeverisë. Çollaku shtoi se ai ka informacion se kush janë këta persona, por ky është një informacion që do duhej ta bëjë publik kryeministri i vendit, i cili duhet të japë edhe llogari.
“Në radhë të parë unë kam një problem që dje, pardje sot, ky debate se ç’po ndodh me PD, po dominon në mënyrë shumë të padrejtë një situatë e cila duhet të ishte në alarme ulëritëse për çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh ën Shqipëri. Askush nuk flet dhe askush nuk ushtron presion te kryeministri i vendit, te mazhoranca socialiste.
Ka të deklaruar se janë mbi 10 deputetë të mazhorancës të sanksionuar “non grata” vetëm para pak javësh nga një aleat strategjik. Ka anëtarë të kabinetit të qeverisë të sanksionuar “non grata” nga aleatë strategjikë. Opinioni publik, media, duhet t’i bëjë presion kryeministrit të bëjë transparent se cilët janë deputetët e tij të sanksionuar “non grata” nga aleatët strategjikë, cilët anëtarë të kabinetit qeverisës janë sanksionuar “non grata” dhe ai I mban në pozicione. Ky është skandali më I madh që ka ndodhur. E në vend të flasim për këtë, flasim për këtë telenovelën brenda PD-s”,-tha Kreshnik Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kush flet në parlament? Daci: Vetëm 3 zëra dëgjohen, ka deputetë që vijnë me pizhama
- Franca nuk pranon veshjet islamike në shkolla, nxënëset me “abaja” dëbohen në shtëpi
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë