Përfshihet nga flakët ashensori i pallatit në Gjirokastër, dyshimet e para

7 Shtator 2023 | 18:49

Në qytetin e Gjirokastrës ashensori i një pallati është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të ditës së sotme ne një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit” kur në ashensorin e bllokuar në katin e parë janë shfaqur flakët.

Në momentin e zjarrit brenda ashensorit nuk ndodhej njeri. Zjarri dhe tymi kanë shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e pallatit ndërsa është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Ashensori nuk përdorej prej disa muajsh nga banorët ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në brendësi të ashensorit të pallatit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas daljes nga seanca plenare. Balla foli për protestën që po zhvillohet para...
12:30 | 02/07/2026

Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht

Parlamenti përfundoi punimet rreth mesditës pasi u votuan projektligjet në rend dite. Deputetë nisën të dalin nga Parlamenti ku u përballur me sulm nga protestuesit....
12:18 | 02/07/2026

Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike mandatit të qytetarëve,...
12:09 | 02/07/2026