Rritet me 40% numri i fëmijëve të regjistruar për herë të parë në çerdhet shtetërore

8 Shtator 2023 | 09:32

Sipas dhe dhënave të Open Data të bashkisë së Tiranë për periudhën janar-qershor 2023 numri i fëmijëve të regjistruar për herë të parë në çerdhet shtetërore sipas grupmoshave (6-12 muajsh, 1-2 vjeç, 2-3 vjeç) është rritur 40%.

Në total në Tiranë janë 43 çerdhe publike. Aplikimet për pranimin e fëmijëve në çerdhe nisi më 3 Qershor sipas njoftimit të Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë.

Ndërkohë, gazetarja e Euronews Albania, Alice Taylor shprehu përmes një statusi në Facebook pakënaqësinë me kopshtet private. Ajo tha se nuk ka marrë shërbimin e duhur, pavarëissht pagesave të majme dhe tashmë e ka regjistruar vajzën në një kopsht shtetëror.

Statusi i plotë:

Dea do të fillojë në një kopsht shtetëror javën e ardhshme. Unë mund ta mirëkuptoja se rritja e pagesës është edhe për shkak të faktorëve të tjerë, si rritja e kostos së jetesës, që do të thotë se prindërit duhet të shikojnë qindarkat më me kujdes. Për më tepër, kur edhe kopshtet e tjera private kanë rritur ndjeshëm çmimet e tyre – ajo e mëparshme e Deas me 20% në muaj, ndërsa orari u shkurtua një orë. Së fundi, unë mendoj gjithashtu se prindërit janë të lodhur duke paguar shume për sjelljet e këqija, standardet e dobëta, mungesën e vëmendjes dhe kujdesit, dështimin për t’u marrë me bullizmin, qëndrimet elitiste dhe përgjithësisht performancën e dobët dhe dembelizmin – të gjitha ndërkohë që shpenzojnë rreth 200 euro plus një muaj për kopshtin.

Por arsyet kryesore që e hoqa nga vendi i fundit përfshinin faktin se nuk më tregonin pse u kthye në shtëpi e mbuluar me mavijosje dhe me lodra të prishura, pasi edukatorja refuzonte të më telefononte kur po kalonte kur vajza po kalonte ankthin e ndarjes dhe më pas duke gënjyer për këtë, duke e quajtur “të vështirë”. Madje duke e akuzuar vajzen për gënjeshtare dhe duke rënë dakord të monitorojë disa gjëra me mua (vëmendje/përqendrim dhe aftësi gjuhësore pasi ajo është dygjuhëshe) dhe dështimi për ta bërë këtë, duke mos përfshirë asnjë referencë në raportin vjetor, dhe më pas duke më akuzuar se kam gënjyer për këtë duke rënë dakord me kopshtin. Jam e vetëdijshme se kopshtet shtetërore kanë sfidat e tyre, por të paktën nuk do ta paguaj si atje. Gjithsesi, vendosa te largohem. Personalisht, më mirë vendosa ta dërgoj në një institucion shtetëror dhe të kurseja paratë për aktivitete jashtëshkollore dhe investim/kursim për të ardhmen e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026